SHBA apel opozitës: Dhuna kundër njerëzve ose pronës e papranueshme

Ambasada Amerikane ka rëaguar dy ditë para protetsës së madhe të 16 shkurtit të paralajmëruar nga opozita.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se protesta për ndryshime pozitive ka edhe në SHBA, por këshillohen qytetarët dhe politikanët shqiptarë të mos përdorin dhunën.
“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.”




