Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, mbetet një “objektiv kryesor i agresionit rus”.

“Presidenti Zelenskiy përfaqëson në shumë mënyra, madje edhe personifikon, aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës të popullit ukrainas. Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus,” tha zëdhënësi i DASH, Ned Price.

“Presidenti ukrainas dhe ekipi i tij do të marrin vendime në orët në vijim, në ditët në vijim, bazuar në atë që është në interesin më të mirë të tyre, çfarë është në interesin më të mirë të popullit ukrainas, çfarë është në interesin më të mirë të shtetit ukrainas”, shtoi Price.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës të enjten, duke dërguar trupa dhe duke gjuajtur raketa në disa lokacione pranë kryeqytetit, Kiev.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtete në mbarë botën e kanë dënuar veprimin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe janë zotuar se do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *