Subscribe

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një projektligj shpenzimesh, i cili i jep Presidentit Donald Trump fondin e kërkuar prej tij rreth 5 miliardë dollarësh për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën.

 

“Vendi ynë ka shpenzuar triliona dollarë dhe ka sakrifikuar mijëra jetë të rinjsh në mbrojtje të kufijve të vendeve të huaja. Unë po i kërkoj Kongresit mbrojtjen e kufirit të vendit tonë për një pjesë shumë të vogël të kostos. Për sigurinë tonë kufitare është e nevojshme një pengesë fizike e fuqishme, siç është muri.”

 

Ndonëse Presidenti amerikan thotë se muri është i nevojshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, buxheti i kërkuar sjell pasoja në zërat e tjerë, duke krijuar kështu  mbylljen e pjesshme të agjencive federale dhe prek rreth 800 mijë punonjës duke pakësuar dhe disa shërbime qeveritare. Kjo do të thotë se departamentet e Sigurisë Kombëtare, Transportit, Bujqësisë, Shtetit dhe Drejtësisë do të fillojnë të mbyllen.

 

Por Presidenti Trump deklaroi se do ta merrte vetë përgjegjësinë për mbylljen e qeverisë, Ai u tha udhëheqësve republikanë të enjten se nuk do ta nënshkruante një ligj të miratuar nga Senati nëse nuk përfshin financimin e murit.

 

Mbyllja e pjesshme e administratës ndodh për here të tretë brenda këtij viti, si pasojë qindra e mijëra punonjës federalë do të duhet të punojnë pa pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *