Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga arrestimi i...

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau...

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin, arrestohet autori...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet...

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar...

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin e ujit...

SHBA/ 3.5 miliardë dollarë të Afganistanit për kompesimin e viktimave të 11 shtatorit

12 Shkurt 19:24

Talebanët dhe familjet e viktimave të 11 shtatorit e kanë kundërshtuar vendimin e administratës Biden për të shpërndarë një fund të ngrirë të bankës qëndrore të Afganistanit prej 7 miliardë dollarësh.

 

Presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, sipas të cilit gjysma e parave do të lihen mënjanë si pjesë e një fondi për ndihmën humanitare në Afganistan. Pjesa tjetër prej 3.5 miliardë dollarësh do të mbeten në SHBA dhe do të përdoren ndërsa gjykatat amerikane shqyrtojnë kërkesat për kompensim financiar nga familjet e viktimave të 11 shtatorit.

 

Afganët e dëshpëruar qëndrojnë në radhë për të marrë bukë falas, ndërsa kriza humanitare në vend është përkeqësuar që kur talebanët morën pushtetin në gusht dhe vendet perëndimore ngrinë ndihmën ndërkombëtare dhe qasjen tek pasuritë jashtë vendit.

 

“Gjendja jonë ka qenë e keqe prej rreth dy vitesh. Më përpara arrija të siguroja bukë dhe ujë”, thotë një Muhajira Amanallah, banore në Afganistan.

 

Të premten, Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që mundëson që gjysma e 7 miliardë dollarëve nga banka qendrore e Afganistanit të lihen mënjanë në funksion të ndihmës humanitare për Afganistanin.

 

Pjesa tjetër, 3.5 miliardë dollarë do të vazhdojnë të mbahen ndërsa gjykatat amerikane shqyrtojnë kërkesat për kompensim financiar të familjeve të viktimave të 11 shtatorit.

 

Talibanët, që kishin kontrollin e Afganistanit në kohën e sulmeve të vitit 2001, refuzuan të dorëzonin Osama bin Ladenin, organizatorin e sulmeve. Një zyrtar i lartë i administratës së zotit Biden i tha Zërit të Amerikës se gjykatat amerikane, ku viktimat e 11 shtatorit kanë paraqitur padi kundër talebanëve, do të duhet të marrin vendime për kompensimin e tyre.

 

“Këto janë rezervat e popullit afgan. Ata nuk janë rezervat e talebanëve. Dhe kështu ngrirja e tyre dhe fillimi i ndarjes së tyre bazuar në llogaritjet tona të brendshme mendoj se dërgon mesazhin e gabuar për popullin e Afganistanit se çfarë roli po luajnë Shtetet e Bashkuara në drejtim të reagimit ndaj krizës humanitare dhe realisht ndaj krizës ekonomike që ata po përjetojnë”, thotë Jacob Kurtzer nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

 

Talebanët gjithashtu e kritikuan këtë vendim. Zëdhënësi i talebanëve shkruante në rrjetin social Twitter se kjo është një vjedhje e parave të popullit afgan.

Por për analistin Husain Haqqani, talebanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan me forcë dhe nuk kanë të drejtë të flasin për moral.

 

“Ata po përpiqen të marrin para për të cilat gjithsesi nuk kanë të drejtë t’i pretendojnë. Këto para u grumbulluan nën Republikën Afgane, të cilën talibanët e luftuan vazhdimisht. Talibanët kurrë nuk e kanë pëlqyer idenë e ndihmës ndërkombëtare që vjen në Afganistanin si “Republikë”, kështu që është mëse e pasinqertë nga ana e tyre që të përpiqen dhe tani të thonë se, këto janë paratë e popullit afgan”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

 

Shumë familje të viktimave 11 shtatorit mbështesin shpërndarjen e parave ngrira për të ndihmuar popullin afgan, thotë Brett Eagleson, djali i një prej viktimave të 11 shtatorit. Por sipas tij nëse shpërndarja e parave për familjet e viktimave të 11 shtatorit do të lihej në dorë të gjykatave kjo do t’i fuste familjet të grindje me njëra-tjetrën, çka do të ishte e gabuar dhe e padrejtë.

Ndërkohë mbetet ende e paqartë se si administrata Biden planifikon të shpërndajë 3.5 miliardë dollarë për nevoja humanitare në Afganistan./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Afganistan SHBA viktima

Nga e njëjta kategori

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi babain

më shumë...

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush janë autori dhe viktima në Lushnjë (EMRAT)

më shumë...

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret me sqepar nënën, plagosi babain! Detaje nga ngjarja

më shumë...

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Krimi në familje/ Policia jep detaje nga...

10:43

Lushnjë/ Krimi në familje, ky është 45-vjeçari...

10:37

Vrau nënën dhe plagosi rëndë të atin,...

10:12

Vrau nënën dhe plagosi babain! Ja kush...

10:07

Krimi i rëndë në Lushnjë, djali vret...

9:53

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën...

9:33

Dha asisin në golin e fitores, Ernest...

9:14

Kafeja mund të pengojë përthithjen e hekurit,...

9:10

75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin...

8:45

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon...

8:39

Kina shtyn nisjen e misionit për kërkimin...

8:26

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26...

7:50

Lamallari pas takimit në Pogradec: Prioritet, siguria...

7:28

“Ende të pres”, Selvija prek me fjalët...

7:19

Ceferin vetëpërjashtohet nga gara për kreun e...

6:55

“Qeverisja do të përmirësohet”, Rama pas takimit...

6:42

Rama pas takimit me ministrat: Kemi konsoliduar...

6:37

“Nga çmimet, te shëndetësia dhe arsimi”, Rama...

6:35

Përfundon mbledhja e qeverisë në Pogradec, ministrat...

6:08

VIDEO/ “Tani le të vdes”, të moshuarit...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • “Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë...
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.