SHBA po përballen me një situate te pazakonte përmbytjesh ne Luiziana, qe kane shkaktuar deri tani 13 viktima. Kjo fatkeqësi natyrore konsiderohet me e renda qe ka prekur vendin qe nga uragani Sendi i katër viteve me pare. Rojat bregdetare dhe kombëtare kane ndihmuar ne shpëtimin e me shume se 30 mije banoreve. Mijëra njerëz kane humbur shtëpitë e shkatërruara nga vërshimi i ujërave nga fryrja e lumenjve dhe mijëra te tjera janë pa energji. Sinoptikanet nuk parashikojnë përmirësim te motit, çka do te thotë se situata do te jete edhe me e rende. Shtëpia e Bardhe njoftoi se do te përdoren te gjitha burimet per te ndihmuar njerëzit ne nevoje, ndërsa ne 20 zona është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore. Megjithatë ka pasur edhe kritika per presidentin Obama qe nuk i ka ndërprere pushimet per te vizituar zonat e përmbytura. Kryqi i kuq ka bere thirrje per donacionet qe do te shkonin per 7 mije njerez te vendosur ne qendrat e ngritura. Ndërkaq, situata vazhdon te jete problematike ne Kaliforni, ku prej ditësh zjarrfikësit po luftojnë me zjarret. Disa vatra janë aktivizuar edhe ne zona te pabanuara. Pas dy ditësh mosfunksionimi, autostrada kryesore qe lidh Los-Anxhelosin me Las Vegasin është rihapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *