Miqësoret e luksit te skuadrave me te mëdha europiane përpara publikut amerikan nuk ndalen se dhuruari gola dhe spektakël, por edhe rrjeta shqiptaresh. Meritan Shabani ka ndezur Majemin kur ka shënuar golin e pare per Bajernin ne sfidën kundër Manchester Sitit.

 

Kur pak me vone ka dyfishuar ne mënyre spektakolare Roben te gjithë kane menduar se Bajerni do te fitoje me goleade, por nuk ndodhi keshtu. Megjithe rastet e gjermaneve, këta te fundit nuk i kishin bere llogarite serish me portierin Ulraijsh dhe gafat e tij. Ne golin e Silves nuk kishte mundësi te reagoje, por ka gabuar ne golin e Ncham dhe ne fund serish Bernardo Silva vulos shifrat ne 3-2 per qytetaret e Guardioles.

 

Xherdan Shaqiri ka ekzaltuar ne maksimum Jurgen Klopin me golin e tij ne sfidën qe Liverpuli fitoi 1-4 kundër Junajtid te Murinjos. Sadio Mane me penallti dhe Andreas Perreira shënuan dy gola te shpejte ne pjesën e pare. Por ne te dytën skuadra e Klop ka treguar formën e mire ne te cilën ndodhet. Starrixh Ojo me penallti dhe ne fund Sahqiri me nje superrrofeshate i ve vulën e tij ndeshjes. Ne debutim me fanellën e Liverpulit shqiptari i Zvicrës ka treguar aftësitë e tij akrobatike.

 

Benfika ka barazuar 1-1 me Juventusin dhe me penallti ka fituar zonja e vjetër, ndërsa Chelsi barazoi me Interin po 1-1. Golit te Pedros ju përgjigj Galiardini, ndërsa nga pika e bardhe blutë e Sarrit u treguan me te vëmendshëm dhe fituan. Arsenali i udhëhequr nga  Ozil si kapiten ne fushe shkatërroi PSG 5-1.

 

E fundit ishte Barcelona qe zbriti ne fushe kundër Tottenmhemi te Londrës. Munir El Hadadi dhe Arthur ne pjesën e pare shënuan dy gola per Blaugranat, por ne pjesen e dyte Hoj Ming Son dhe Nkoudu rivendosen baraspeshën dhe ndeshja u mbyll 2-2. Ne gjuajtjet e penalltive me te sakte ishin te rinjtë e akademisë Blaugrana qe fituan 5-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *