Xherdan Shaqiri ka qënë thjesht i shkëlqyer në supersfidën e javës të futbollit anglez mes Liverpool dhe Manchester United.

 

Ai ishte heroi i fitores 3 me 1 që e mban skuadren e Klopp në krye të Premier League me 45 pikë. Shqiptari nga Kosova hyri në fushë në minutën e 70 në vend të Naby Keita kur ndeshja ishte ne barazim 1 me 1.

 

Vetëm 3 minuta më vonë shqiptari nga Kosova realizoi golin e avantazhit me një gjuatje të forte në zonë. Mbremjen fantastike Shaqiri e vulosi në minutën e 80 kur shënoi me të majtën nga jashtë zonë golin e dytë personal dhe të fitores 3 me 1 që vulosi fitoren e Liverpool dhe tërboi Murinjon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *