Subscribe

Pas fitores historike ne takimin kundër Rumanisë, Shqipëria e mbylli grupin A ne vend te trete ne kuotën e 3 pikëve. Tashme kuqezinjve u duhet te presin deri ne datën 22 qershor ne mbrëmje per te mësuar se a do te jene ne 4 ekipeve me pikeavarazh dhe golavarazh me te mire ne 6 skuadrat e renditura ne vend te trete. Pritshmërie me te mëdha skuadra shqiptare i ka ne grupet D dhe E. Ne te parin Çekia me 1 pike sfidon Turqinë e vendit te fundit me zero pike. Një barazim mes dy skuadrave kualifikon Shqipërinë ne raundin tjetër. Ne grupin E  Italia përballet me Irlandën me vetëm 1 pike, ndërsa Belgjika Suedinë, edhe ajo ne kuotën e 1 pike. Humbja e Suedisë dhe Irlandës, por edhe barazimi çon automatikisht skuadrën shqiptare ne turin tjetër. Te tjera shanse, por shume me te vështira i ka ne grupin C, ku Gjermania duhet te mundi Irlandën me rezultatin 4-0 ose ne grupin F ku Hungaria duhet te mundi Portugalinë dhe po kështu njera mes Islandës dhe Austrisë ta fitoje perballjen mes tyre. Pas fitores ndaj Rumanisë, kryeministri Rama ne nje lidhje te drejtpërdrejte me futbollistet e kombëtares ka premtuar pajisjen me pasaporta diplomatike te te gjithe skuadrës,  por edhe nje shpërblim. Ndërkohe media ndërkombëtare i ka bere jehone fitores historike te kuqezinjve ne finalet e Europianit, por duke mos lene mënjane pa përgëzuar edhe tifozerine fantastike qe e ka shoqëruar ne kete tre ndeshje skuadrën e Xhani De Biasit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *