E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shalsi i vendosur për projektligjin e importit të mbetjeve

Edhe pse në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar “Rama”, menjëherë pasi morri pushtetin, u vendos shfuqizimi i ligjit “Për importin e mbetjeve”, deputeti socialist Eduard Shalsi, ndërmerr një nismë të ngjashme. Ai justifikon projektligjin që mbështet, me faktin se deputetët kanë të drejtë të propozojnë ligj, pavarësisht vendimeve të qeverisë. Shalsi shprehet se para propozimit formal, ka pasur kontakte me grupet e interesit, te cila kanë kërkuar importin e mbetjeve. Ligjvënësi socialist pranon se nuk ka pasur konsultime me qeverinë mbi këtë nisme. Një ditë më parë, qeveria ka bërë të qartë se kjo është një nisëm e një grupi të veçantë deputetësh dhe jo një draft që ka mbështetjen e saj, duke paralajmëruar në këtë mënyrë rrëzimin në Kuvend.

Më shumë video

Reklamë