Zv/ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila pritet që këtë të mërkurë të emërohet zyrtarisht në postin e minsitres, u ka bërë thirrje studetnëve që të mos bllokojnë punën e sekretarive mësimore.

 

Në një deklaratë për mediat, Shahini deklaroi se bllokimi i punës së sekretarive po pengon zbatimin e VKM-së për uljen e tarifave.

 

Ajo tha se në fakukletet ku ka ende protesta është bërë e pamundur vajtja e përfaqësuesve nga radhët e Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Arsimit për marrjen e listave të studentëve.

 

“Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t’ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni. Në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, ne nuk e marrim informacionin e duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, që janë përfitues të përjashtimeve nga tarifat dhe kjo e vonon procesin. Sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin për të zgjidhur çështjet që janë pa zgjidhur për të përfunduar zbatimi i VKM për tarifat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *