E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Shahini nxjerr videon: Si do të kryhet hyrje-dalja e nxënësve në shkolla

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini publikoi një video sensibilizuese që tregon sesi do të kryhet hyrje-dalja e nxënësve në shkolla.

Duke theksuar se është detyrim ruajtja e distancës fizike, në video sqarohet se hyrja dhe dalja do të kryhen sipas një orari të përcaktuar nga mësuesi kujdestar.

Para se të futen në ambientet e brendshme të shkollës, nxënësit, në radhë një nga një, do të matin temperaturën.

Reklamë

Mes tyre duhet të ruhet distance 2 metra. Gjithashtu në hyrje të shkollës çdo fëmijë do të duhet të sprucojë duart me alkool ose dezinfektantë.

Një ditë më parë, Shahini deklaroi se përdorimi i maskës nga nxënësit në shkollë është i detyrueshëm.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2664713167119113/?t=1

Vazhdo të lexosh

Reklamë