Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka inspektuar punimet e konviktit të vajzave në Vlorë, I cili po rikonstruktohet.

 

Studentet e konviktit të Vlorës, sipas Ministrisë së Arsimit, brenda muajit Janar 2020 do të kenë një godinë tërësisht të rinovuar me kushte të përmirësuara ngrohjeje dhe izolimi, kuzhinë dhe dhomë studimi në çdo kat etj.

 

“Pakti për Universitetin” ka vënë në fokus nevojën e zbatimit të projekteve infrastrukturore për të gjitha universitetet publike në Shqipëri. Rreth 10 mijë studentë janë ata që do të akomodohen në këto kushte moderne në qytetet Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.

 

Ministria thotë gjithashtu se publikimet e ditëve të fundit në lidhje me uljen e buxhetit të MASR për arsimin e lartë janë krejtësisht një keq-lexim i shifrave, pasi rreth 200 milionë Lekë nga buxheti i ministrisë i janë dedikuar rehabilitimit të konvikteve në disa qytete, duke i kaluar FSHZH.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *