Shahini: Këto janë rregullat që duhen zbatuar nëpër shkolla me përpikëri

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përsëritur rregullat që duhen zbatuar nga nxënësit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në shkollë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Shahini bëri me dije se sot u takua me sdisa nxënës, të cilët premtuan se do të ndjekin protokollet e kujdesit shëndetësor.
“Ruajtja e distancës fizike gjatë hyrjes dhe daljes në shkollë, mësimit në klasë apo lëvizjes nëpër korridore; mbajtja e maskës; përdorimi i dezinfektantëve apo larja me shumë kujdes e duarve, janë rregulla që duhet zbatuar në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit të ri në shkollë.
Nxënësit që takuam sot, mezi kishin pritur të ktheheshin në bankat e shkollës për t’u takuar me shoqet e shokët e klasës dhe për të plotësuar me orë shtesë mësimin e zhvilluar në kushte shtëpie. Në bashkëbisedim me ta, më premtuan se do të ndjekin me përpikëri protokollet e kujdesit shëndetësor.
Falënderoj edhe partnerët tanë zhvillimorë, posaçërisht UNICEF Albania, për asistencën e tyre që fillimi i këtij viti të vështirë shkollor të jetë sa më i suksesshëm.”
https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2665873627003067?__xts__[0]=68.ARBtKUxgruj4TPx3tbaDkOAyuxlTHwyGfJTd05Vv5_N9zNZgD_AuuTg9k5Fh23LGZ_vsv7C2g878KgQEUbLJLggBSkcRVPWacnGlNwXhYS8ozPIjS6TmcJGtS5M-KgHqY55ktdk3Zg0VTPB9uj4ZLuRDW2Ii5QlbhB5T46e21P_Drj3GZ0eebAiBthOfdRk6YV-wG4KuViHa0Be_qiD7ebNU8LiS0RyPHyfR6Q9qTt7qeu_LSuOk_kOH7z3URXo82V3QW3-z_G3PETYDBlGiP-7Wj5tMYFfPOcblmwFop6IunCa2VTy4CaBlHWlo5knyBx1pIwbxZTQLFkFuAsDPT_pQNLjM&__tn__=-R




