E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shabani në “Zgjedhje 2021”: Rama, Basha e Meta nuk ngjallin më shpresë

Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se Rama, Meta e Basha nuk kanë çfarë t’u ofrojnë shqiptarëve.

Sipas tij, qytetarët janë të lodhur nga të njëjtët kryetarë forcash dhe se kërkojnë alternativa të reja.

Reklamë

“Është garë e pabarabartë. Pala tjetër ka vendosur rregullat si i leverdis më mirë asaj. Jemi të detyruar të hyjmë në struktura burokratike vetëm sepse ai që e ka bërë Kodin Zgjedhor ka thënë se kështu duhet të jetë. Rama, Basha e Meta nuk ngjallin më shpresë.”

I pyetur nëse ndihen të frikësuar që ditën e zgjedhjeve mund t’iu deformohet vota, Shabani u përgjigj se askush nuk do të guxojë të bëjë përpjekje të tilla.

“Nuk do të guxojnë, jam i sigurt. Nëse ndodh, do të kërkojmë rinumërim votash dhe do ta kallëzojmë. Nëse qytetarët s’na japin aq mandate sa besojmë që duhet të marrim; vota nuk është ndonjë privilegj i madh, është përgjegjësi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë