Subscribe

Sezoni veror në pikat turistike të veriut u mbyll me një rekord turistësh dhe tani operatorët po përgatiten për  sezonin dimëror, por fluksi i lartë i vizitorëve ka nxjerrë në pah shumë probleme.  Mungesa e fuqisë punëtore, infrastrukturës rrugore, energjisë, lëndës së parë dhe siguria janë disa prej shqetësimeve të drejtuesve të bujtinave.

 

MARK RUPA, KESHILLTAR PËR BIODIVERSITETIN DHE MENAXHIMIN E BURIMEVE NATYRORE

 

Fluksit të turistëve duhet t’i përgjigjemi me masa , në menaxhimin e atyre rreziqeve që sjell ky fluks si mbeturinat, akomodimi etj.

 

Këto problematika, operatorët turistik të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Kukësit, e Tropojës i paraqitën në mbledhjen e parë të Komitetit të Menaxhimit të Alpeve.

 

MAJLINDA ANGONI, KRYETARE E KOMITETIT TË PARKUT KOMBËTAR TË ALPEVE

Ky takim u bë pikërisht këtu për të menaxhuar projektet që ne kemi për këtë zonë.

 

Mungesa e energjisë elektrike e ka penguar zhvillimin e turizmit dimëror në Lëpushë dhe Vermosh. Ndërkohë që Kryebashkiaku  Tonin Marinaj,  njoftoi  se qeveria Shqiptare ka planifikuar buxhetin dhe vitin e ardhshëm nis puna për ndërtimin e stacionit elektrik të Tamarës.

 

TONIN MARINAJ, KRYEBASHKIAK I MALESISE SE MADHE

 

I hap rrugën krejt pjesës tjetër të malësisë për të pasur 24 orë energji elektrike.

 

Komiteti i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, ka si detyrim të mblidhet çdo vit dhe të mbajë nën menaxhim zhvillimin e turizmit, por duke mos cenuar natyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *