Subscribe

Sesioni i ri parlamentar do te dominohet serish nga reforma ne drejtësi dhe përplasjet mes maxhorances dhe opozitës duket se nuk do te mungojnë. Pa konsensusin e Partisë Demokratike shumica ne parlament ka vendosur qe ne 22 shtator te miratohen 6 ligjet kyçe per reformën ne drejtësi. Pas miratimit te vettingut pa votat e opozitës shumica ka vendosur te ece shpejt me 6 draftet e tjera, ku nder me te rëndësishmit jane projektligji per strukturën anti-korrupsion dhe ai per organet e qeverisjes se drejtësisë, per te cilat opozita ende është duke punuar. Vete kryetari i kuvendit Meta ne fjalën e hapjes se sesionit ka theksuar se deri ne dhjetor kuvendi duhet te përfundoje reformën ne drejtësi. Një tjetër reforme qe duhet mbyllur këtë vit është ajo zgjedhore, e cila është prioritet per opozitën. Janë 39 ligje qe duhen miratuar ne kuadër te reformës ne drejtësi, por deri tani parlamenti ka miratuar vetëm nje, ligjin e Vettingut ne séance e jashtëzakonshme te 30 gushtit. mbetet per t’u pare nëse konsensusi i ndryshimeve kushtetuese do te përsëritet apo tashme maxhoranca do te vazhdoje e vetme ne miratimin e ligjeve siç ndodhi me Vettingun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *