E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sfidat e 2018-ës, zbatimi i reformës e ndëshkimi i “peshqve” te mëdhenj

 

 “Viti 2018 do të jetë një dritare unike mundësie jo vetëm për rajonin, por edhe për Shqipërinë për të avancuar në mënyrë konkrete në udhën e integrimit europian dhe për ta bërë këtë proces të pakthyeshëm.”

 

6 muajt e pare te këtij viti jane te rendesishem per Shqipërinë, pasi ne qershor vendi ynë pret nga Këshilli Europian nje vendim pozitiv per hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE.

 

Përveç arritjeve ne 5 prioritetet kyçe, ajo per te cilen Shqipëria ka nevoje ne mënyre qe te hape negociatat jane rezultatet e para konkrete te procesit te vetingut. Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka nisur tashme punën dhe fillimi i vitit do te sjelle vendimet e para te vetingut te gjyqtareve e prokuroreve. Pritshmerite e ambasadorit amerikane ne Tirane Donald Lu jane qe fillimi i këtij viti te shënoje arrestimin dhe ndjekjen penale te disa peshqve te mëdhenj.

 

“Në shqip ju thoni: Peshku i madh e ha të voglin. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh.”

 

Ne fillim te këtij viti pritet edhe ngritja e institucioneve te reja ne kuadër te reformës ne drejtësi; Këshilli i Larte i Prokurorisë, i cili do te zgjedhe prokurorin e ri te përgjithshëm e Këshilli i Larte Gjyqësor. Jane këto dy institucione qe do te ngrëne Byronë Kombëtare te Hetimit, prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme, struktura qe do te hetojnë korrupsionin tek zyrtare e larte.

 

Nga ana tjetër, klima politike pritet te jete e tensionuar. Opozita ka paralajmëruar nisjen e protestave ne janar,  ndërkohe qe ende nuk  ka përcaktuar marrëdhënien qe do te kete me parlamentin.  Sipas Bashes, 3 janë skenarët qe po merr ne shqyrtim opozita; marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin, bojkotin ose djegien e mandateve.

 

Më shumë video