E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sfida vendosi fatin e fermerëve, kush e la garën në “Ferma VIP”

Mbajtja e ekuilibrit ishte sfida mes Nikos dhe Valerit, që vendosi edhe fatin e tyre.

Kjo sfidë u fitua nga Valeri, duke nxjerrë përfundimisht nga gara Niko Komanin.

Sfida konsistoi në mbajtjen e ekuilibrit, ku fermerët duhet të kalonin nga një fuçi në tjetrën, përmes një druri, pa u rrëzuar.

Valeri ja doli që në pak sekonda të fitojë.

Reklamë

“Kam kaluar shumë bukur. Ishte një eksperiencë unike dhe nuk e mendoja që do arrija deri këtu”, tha Niko.

Kryeplaku Bes Kallaku i uroj më tej suksese, ndërsa Valerin e uruan për fitoren e kësaj sfide./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë