E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Sfida” përballë “Libra”

Më 25 qershor qytetarët përveç partive tradicionale, do të kenë edhe dy alternativa të tjera “Sfida për Shqipërinë” dhe “LIBRA”. Kandidatët e këtyre dy forcave politike rrëfenjë se fushata elektorale shtrihet në gjithë vendit dhe se janë ndjerë të mirëpritur.

 

Edhe pse janë dy parti politike, të cilat nuk kane përvojën e forcave të mëdha, Bojaxhi dhe Hafizi thonë se kanë programe politike konkrete dhe të zbatueshme.

 

Reklamë

Në garën elektorale të së dielës së ardhshme, Sfida dhe Libra thonë se gjithçka është ndërtuar për të marrë një rezultat pozitiv.

 

Dy partitë politike kanë bërë të ditur prej kohësh se pas zgjedhjeve nuk do të bëjnë koalicion me asnjë nga partitë e mëdha, pasi në qendër të politikës së tyre nuk janë pazaret dhe përfitimi i momentit prej tyre, por vendosja e standardeve më të mira në politikbërje.

 

Më shumë video

Reklamë