E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sfida me Turqinë e Moldavinë/ Reja publikon listën e lojtarëve, ja risitë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet e radhës të Euro 2020, atë kundër Turqisë e Moldavisë.

 

Për këto dy sfida, Reja ka lënë jashtë mbrojtësin Mërgim Mavraj dhe sulmuesin Armando Sadiku, pavarësisht faktit se ky I fundit po kalon një moment të mirë tek Malaga.

 

Reklamë

Tekniku Reja nga ana tjetër ka ftuar për herë të parë në kombëtare mesfushorin Lindon Selahi, I cili aktivizohet në radhët e Twente në kampionatin holandez dhe Taulant Seferin e Xamax. Një ftesë për dy ndeshjet e radhës ka siguruar edhe mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi.

 

Sfida me Turqinë do të jetë më e rëndësishmja për kombëtaren shqiptare pasi do të ndikojë në kualifikimin për Euro 2020.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë