Korça është një nga destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. Por në kohën kur jemi në mes të pandemisë, një nga sektorët më të goditur është turizmi.

Për t’u rikthyer në normalitet, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se po orgnaizohen disa aktivitete.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Filo tha se pazari i Korçës vijon të jetë një nga zonat më të vizituara.

“Ky është një vit i jashtëzakonshqëm për shkak të siguratës së pandemisë që ka prekur turizmin. Megjithatë, dalëngadalë ne po përpiqemi që t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe aktivitetit ekonomik në fushën e turizmit, duke respetuar rregullat dhe udhëzimet.  Ne po i kthehemi normalitetit duke mbajtur një balancë mes repsketimit të rregullave dhe zhvillimit të aktititeve të ndryshme. Aktivitete që po zhvillohen në pazarin e vjetër të Korçës, pazari po i rikthehet jetës, kemi lokalet me muzikë live dhe pazari vijon të jetë një pikë e rëndësishme turistike. Bashkia e Korçës po organizon disa aktivitete që do të mbajnë një nivel të gjallërisë në qytet. Para pak javësh organizuam festivalin e Karnevalit, u zhvillua me grupe të vogla të shpërndara në qytet.”

Ai deklaroi se Bashkia e Korçës po organizon ato evente që kanë qenë të rëndësishme për paketën e saj të eventeve. Nga ana tjetër, ai shtoi se po bëhet çmos që të ndihmohen edhe bizneset.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *