E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Sfida e sigurisë ushqimore

Siguria ushqimore është një betejë e humbur e qeverisë shqiptare ndër vite, për shkak të fondeve të pakta dhe korrupsionit.

 

Aktualisht mungon një kuadër ligjor, i cili të kontrollojë të gjithë ciklin nga ferma deri në tavolinën e konsumatorit. Ndaj për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi ky fakt do të jetë në vëmendje të punës së tij.

 

Rritja e sigurisë ushqimore mbi të gjitha është çështje fondesh, bujqësia ka nevojë për dy deri në trefishin e buxhetit që merr aktualisht.  Ndonëse skemat e mbështetjes financiare janë rritur nga viti në vit, sërish situata mbetet problematike.

 

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, i cili ka për detyrë që të kontrollojë tregjet dhe produktet lidhur me garancinë që ato ofrojnë, ka në përbërjen e tij 285 inspektorë ndërsa subjekt i kontrollit ushqimor janë mbi 20 mijë biznese.

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video