Subscribe

Analfabetizmi funksional është ende prezent ne shkolla dhe mbetet sfide për institucionet e arsimit. Këtë e tregon vlerësimi me i fundit kombëtar per nxënësit e klasave te pesta, i zhvilluar ne te gjithë vendin. 11-vjeçaret kane mangësi te theksuara ne shkrim, nuk dine te shprehen dhe as te kuptojnë atë qe lexojnë.

 

Sipas raportit te publikuar nga Ministria e Arsimit, 40% e nxënësve te klasave te pesta, nuk dine te shkruajnë dhe as te krijojnë një ese. Por nëse nxënësit nuk njohin gjuhen amtare, ç’mund te pritet ne Matematike dhe Dituri, dy lendet e tjera ku u zhvillua testimi? Me shume se gjysma e nxënësve te klasave te pesta, nuk dallojnë dot vlerat me te mëdha dhe me te vogla te numrave. Nuk arsyetojnë dhe nuk zgjidhin dot problema, ekuacione dhe as te gjetjen e masës dhe gjatësisë. Raporti nxjerr ne pah nivelin e mësuesve.

 

Sipas vlerësimit, 49% e nxënësve janë pranë nivelit mestar. Vetëm 7% e te gjithë nxënësve te klasave te pesta, kane nivel te larte. Vajzat janë me mire se djemtë dhe nxënësit e shkollave private edhe këtë vit, rezultojnë me mire se ata ne shkollat publike. Me te dobët janë nxënësit e Bulqizës dhe me mire te Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *