Pas humbjes në Laç,  Skënderbeu kërkon rikthimin tek rezultatet pozitive dhe një gjë të tillë do ta provojë ta bëjë përballë Bylisit në shtëpi.

Pavarësisht mungesës së Krasniqit që mbetet një lojtar kyç për ofensivën bardhekuqe, numri një i pankinës korçare kërkon përqëndrim dhe një ekip që funksionon si grup për të marrë maksimumin nga ky takim.

Kjo edhe për vetë faktin se vend ii tetë në kampionat nuk i shkon përshtat Skënderbeu që duhet me çdo kusht të rritet në renditje.

Skënderbeu do të luajë të shtunën në orën 14.00 ndeshjen e javës së 21 të kampionatit, që përkon me takimin e tretë të fazës së tretë.

Në Korçë, kundërshtar i bardhekuqve do të jetë Bylisi, ekip ky që renditet në vendin e katërt, në kuotën e 31 pikëve, katër më shumë se Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *