Subscribe

Gjatë sezonit turistik, në Shqipëri krahas rritjes së ndjeshme të numrit të aksidenteve rrugore vështirësi krijohen dhe në  lëvizjen e lirë të automjeteve në akset që të çojnë drejt bregdetit. Drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Mitat Tola, u ben thirrje qytetarëve te bëjnë kujdes.

 

“Sezoni turistik është i mbingarkuar, vijnë mjete nga Polonia, vendet Baltike madje edhe nga Azia, ndaj policia rrugore apelon qytetarët që përsos mungesës së sinjalistikës, të respektojnë rregullat për të shmangur aksidentet.”

 

Tola thotë për Vizion Plus se se përveç policive kosovar, në rrugët e vendit këtë vit ka edhe efektivë nga Maqedonia.

 

“Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë, por edhe Maqedonisë, në Shqipëri kanë mbërritur policë rrugore, por edhe të krimeve nga Maqedonia të cilët do të vendosen kryesisht në zonën e Sarandës që frekuentohet nga shtetasit maqedonas, ndërkohë që efektivë shqiptare kanë shkuar në Strugë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve nga të dyja vendet.”

 

Prej disa kohësh për të shmangur trafikun gjatë fundjavave drejt bregdetit kryesisht në zonën e Durrësit apo Gjirit të Lalëzit, policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin akset dytësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *