Subscribe

Edhe pse me një hartë më të madhe turistike dhe zona mjaft tërheqëse për vizitorët, Shqipëria sërish nuk po arrin të konkurrojë vendet e rajonit. Shembulli më i mirë për t’u krahasuar, është ai i fqinjit verior, Malit të Zi. Numri i turistëve që shkojnë përvit në këtë shtet sa vjen dhe rritet, pavarësisht pozicionit më pak të favorshëm ne raport me ne.
Zana Sarvan, Drejtore e Agjencisë së Turizmit në Malin e Zi, na tregon se kërkesa për të udhëtuar drejt vendeve që zhvillojnë turizmin dimëror sa vjen dhe rritet, madje një pjesë e mirë e grupeve turistike janë me shqiptarë. Por çfarë e bën Shqipërinë të jetë më pak konkurruese? Ministri Arben Ahmetaj tha se këtë vit, sezoni turistik do të fillojë që prej muajit mars. i ndërgjegjshëm për mungesën e kapaciteteve të akomodimit dhe cilësinë e shërbimit, ai shpjegoi se këtë vit do të punohet pikërisht në këto dy fusha. Megjithë problemet e shumta që ka në organizimin e grupeve që vijnë në Shqipëri, vendi ynë nuk ka resorte të mëdha, të cilat të përballojnë flukse të mëdha vizitorësh, dhe të ofrojë shërbimin all inclusive. Pavarësisht bukurive të natyrës, Shqipëria ka dhe një paketë më të shtrenjtë po të krahasohet me vendet që e rrethojnë, e shtrenjtë edhe për shkak të taksave që ka ky sektor. Ministria e Ekonomisë ka premtuar që do të ulë TVSH-në në 8% vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *