E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Sezoni turistik në jug, në pikëpyetje

Te shkosh me pushime ne Vlore apo edhe me tej ne drejtim te jugut është kthyer ne një ferr te vërtete. Sikur te mos mjaftojnë, problemet qe kane shoqëruar çdo vit sezonin turistik, ketë vere ky qytet është kthyer ne nje kantier ndërtimi. Per ekspertet kjo situate pritet te japë ndikim ne turizmin e zonës. Por a mundet qe jugu i Shqipërisë te konkurroje vendet e rajonit? Çdo vit përgjigja ka qene negative, por ketë sezon situate behet edhe me e komplikuar, infrastruktura dhe energjia janë pikat kryesore qe e bëjnë turizmin te çaloje. Përfaqësues te shoqatave te turizmit i bëjnë thirrje qeverise qe te harmonizoje punimet dhe axhendën e investimeve, e cila shpesh here ka rene ndesh me me sektorë te rendesishem te ekonomisë e per rrjedhoje janë shoqëruar edhe me efekte negative.

Më shumë video

Reklamë