Subscribe

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimt Rural, Frifa Krifca inspektoi në Shëngjin, të Lezhës ecurinë e punës së Taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në  zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.

 

“Jemi në Shëngjin në një tjetër pikë turistike mjaft të frekuentuar të Shqipërisë, nga vizitorët vendas dhe të huaj, veçanërisht tani në pikun e këtij sezoni veror, për të monitoruar situatën mbi sigurinë ushqimore, që do të vazhdojë, ashtu sikurse po bëjmë edhe në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, që verifikojnë zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore me zero tolerancë ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjin”, tha ministrja Krifca.

 

Duke vlerësuar punën e trupës së inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ministrja Krifca bëri të ditur se “në kuadër të taskforcës janë 1000  subjekte të inspektuara, ku është konstatuar  3% e rasteve në shkelje,  për të cilat janë vendosur gjoba dhe masa administrative respektive”.

 

Ministrja deklaroi se, “kjo nismë e jona nuk është aspak, për t’ju bërë barrë biznesit dhe subjekteve tregtare, por është një iniciativë për të siguruar një pasaportë mjaft të rëndësishme të turizmit shqiptar, që është pikërisht ushqimi, por edhe për t’i dhënë një garanci të plotë konsumatorëve tanë në këto ditë me temperatura të larta, ku dhe rrisku është më i lartë”.

 

Krifca siguroi se, AKU do të jetë në territor këtu në Lezhë dhe të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore, në mbarëvajten edhe të sezonit turistik që ka marrë një hav të madh vitet e fundit në të gjithë Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *