Bie fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Gjatë 24 orëve të fundit në të dy këto pika kufitare kanë hyrë e kanë dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

Nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 3080 shtetas dhe kanë dalë 2490 të tjerë. Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës numri i hyrjeve ka qenë më i lartë se ai i daljeve. Nga Maqedonia e Veriut gjatë orëve të fundit kanë hyrë në drejtim të vendit tonë 3020 shtetash shqiptarë dhe të huaj dhe kanë dalë 2019 shtetas.

 

Në kushte të tilla nga ana e dy stacioneve të policisë kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës është ulur numri i sporteleve, duke punuar me nga katër sportele, dy në hyrje e po kaq në dalje. Edhe gjatë ditës së sotme fluksi i lëvizjeve në të dy këto pika ka qenë pothuajse në të njëjtat nivele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *