Subscribe

Edhe pse në Vlorë sezoni turistik ka nisur, kullat e vrojtuesve janë bosh në të gjithë vijën bregdetare, duke nisur nga grykëderdhja e lumit Vjosa deri në Orikum në një gjatësi rreth 50-60 km.

 

Pushuesit e zonës së Lungomares shprehen të shqetësuar për mungesën e vrojtuesve të plazhit, duke e konsideruar prezencën e tyre si një domosdoshmëri sidomos për fëmijët dhe moshat e treta që janë më të rrezikuar.

 

Leneda Kamberaj, një trajnuese vrojtuesish plazhi shprehet se mungojnë të rinjtë që duan të trajnohen për vrojtues.

Kërkesat e pronarëve të bizneseve pranë plazheve janë të shumta për vëzhgues fillimisht për të marre leje plazhi, por në të vërtetë nuk ka persona që kërkojnë te trajnohen. Për 170 plazhe, këtë vit janë trajnuar vetëm 20 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *