Subscribe

Sezoni i ri në Vizion Plus fillon këtë të hënë për t’ju shoqëruar përgjatë gjithë vitit me një programacion të pasur, edukues, informativ dhe argëtues, duke përmbushur në këtë mënyrë misionin e një medie kombëtare.

 

Dita në Vizion Plus , prej 10 vitesh tashmë nis vetëm me “7 pa 5”. Moderatorët Alma Çelaj dhe prurja më e re Syrjan Rahova do jenë me ju çdo mëngjes.

 

Dritarja informative do të zhvendoset në një studio tërësisht të re. Lajmet do të jenë përcillen në 4 edicione, me zhvillimet më kryesore, lidhje direkte e të ftuar.

 

Pasditja juaj rigjen bashkudhëtarin e saj. Nga e hëna në të premte në orën 17.50, “Vizioni i pasdites” rikthehet për të plotësuar ditët tuaja.

 

Nga 4 shtatori rinis edhe emisioni satirik “Fake Off”. Edhe këtë herë, Goni dhe Xhefri janë gati të bëjnë një lexim ndryshe të aktualitetit.

 

“Fake Off” vjen çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 19:40.

 

Mbrëmjet e të hënave do të kenë në qendër talk show-n politik, “Quo Vadis” nën drejtimin e Pranvera Borakaj.

 

Emisioni mbetet arena e debateve politike por jo vetëm, në koherencë me zhvillimet më të rëndësishme të aktualitetit.

 

“Quo Vadis” ju le takim çdo të hënë, në orën 21:00.

 

“Next” mbetet hapësirakushtuar të rinjve me moderatoren e re Kejli Doda dhe dy mikeshat e saj. Ato sjellin gjithçka ndodh në botën e showbiz, teknologjisë, kinemasë, muzikës, sportit e jo vetëm.

 

Albano Bogdo ribashkohet me familjen Vizion Plus, pas suksesit në apartamentin 2XL. Albano sfidon veten me formatin e tij, në një show satirik, çdo të premte në orën 21:00.

 

Ndërsa “Armiku i Popullit” do të vijojë misionin e tij, parodizimin e fenomeneve, personazheve dhe ngjarjeve si dhe paraqitjen e tyre përmes humorit fin, të moderuar nga pedagogu Rezart Prifti.

 

Hapësira pas edicionit qendror të lajmeve, ditën e diel i takon zhvillimeve ekonomike. Gazetarja Rajmonda Lajthia do të na shoqërojë me emisionin e saj “E-zone” nga data 10 shtator, në orën 19:35. “Çdo gjë nis dhe përfundon me ekonominë”, me këtë moto ky program do të sjellë zërin e qytetarëve bizneseve dhe ekspertëve.

 

Fundjava në mbrëmje i dedikohet vetëm sportit, ndaj moderatorja Vilma Masha së bashku me të ftuarit e saj ju presin çdo të diel në orën 22:00.

 

Por nuk përfundon këtu pasi në ditët në vijim do të zbulohen të tjera formate duke plotësuar në këtë mënyrë mozaikun e pasur e programacionit të Vizion Plus që këtë herë premton më shumë.

 

Tetori rikthen show-n e humorit “Al-Pazar”,si dhe spektaklin e muzikës shqiptare “Këngë moj”.

 

“Hello weekend”,  është një tjetër risi në televizionin kombëtar Vizion Plus. Ky format vjen si një hapësirë argëtimi për të shtunat tuaja, duke patur në qendër mirëqenien, mirëmbajtjen dhe familjen etj.

 

Teksa prodhimet me të spikatura të kinematografisë turke do t’u shoqërojnë përgjatë këtij sezoni çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 17.00 dhe 20.15.

 

Ju mjafton të na ndiqni, për të tjerat kemi menduar ne. Vizion plus, ekrani i emocioneve të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *