Fundjavat sjellin një numër më të lartë pushuesish në Shëngjin, e megjithatë pasojat e Covid-19 janë të prekshme, pasi numri i pushuesve mbetet më i ulët se vitet e kaluara.

Megjithatë, pushues nga kosova dynden në fundjavë në këtë bregdet, duke i dhënë një tjetër gjallëri sezonit veror.

Operatorë turistikë e kanë cilësuar këtë situatë si një krizë te rende, pasi pushuesit janë ditorë dhe rezervimet janë shumë herë më të ulëta krahasuar me verën e kaluar.

Mungesa e trafikut në Lezhë dhe Shëngjin, dëshmon për një numër të ulët vizitorësh.

Nga ana tjetër, resortet dhe hotelet kanë përgjysmuar çmimet ne perpjekje per te terhequr turiste dhe vizitoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *