Subscribe

Nëse ka ndodhur që ndonjë fundjavë që Teatri i Operas dhe Baletit nuk ka ofruar shfaqje për shkak të tureve artistike që kanë ndërmarrë në teatrot europiane, kjo nuk do të ndodhë gjatë sezonit artistik maj-korrik. Balet, opera, koncerte simfonike, por edhe shfaqje të ansamblit janë alternativat që ofron TKOB gjatë këtyre tre muajve në Tiranë. Nis me një koncert simfonik me tingujt më të bukur europianë, për të vijuar me një premierë në balet dhe rikthimin e folklorit shqiptar me një emër të njohur të muzikës shqiptare në botë. TKOB ofron edhe shfaqjet më të mira të sezonit të parë artistik, që për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në këtë teatër rikthehen për publikun kryeqytetas. “Carmina Burana” dhe “Arrëthyesi” ringjiten në skenë për të gjithë ata që nuk patën mundësi t’i shijojnë këtë fillimviti. Në TKOB nuk do të mungojë këtë sezon edhe muzika e dhomës, koncertet simfonike dhe shfaqjet për nxënësit tanimë pjesë të projektit “Edukimi përmes Artit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *