Pas Champions League, edhe kupa e vogël e Europës ka dhuruar rezultate surprizë.Sevilla ka prerë një biletë për në finale e Europa League pasi mundi Manchester United 2 me 1 e tani pret rivalin që do të dalë nga çifti Inter-Shakhtar  Donetsk.Andaluzet e drejtuar nga Julian Lopetegui kthehen në finale e Europa Ligës pas 4 vitesh dhe tani ëndërrojnë një tjetër sukses të madh ditën e premte. Suksesi ka shijuar edhe më shumë për spanjollet pasi mundën një rival të fortë që e dominoi ndeshjen sidomos në pjesën e dytë. Anglezet ishin të parët që kaluan në avantazh që në minutën e 9 kur gjyqtari Felix Bryh dha një penallti për një faull të Diego Karlos ndaj Rashford. Nga pika e bardhe Bruno Fernandez nuk gaboi. Megjithatë në minutën e 26 Sevilla baraspeshoi gjithcka falë një goli të Susos. Pjesa e dytë ishte e gjitha nën shenjen e Manchester United por Bonu u bë heroi Sevilles  me disa pritje spektakolare. Jo vetëm kaq por në minutën  78 ne një kundërsulm, krosimi i Navas nga e djathta i dha mundësi Luk de Jong të shënonte golin e fitores së madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *