Pas Barcelonës, nje tjetër skuadër Sevilla hodhi një hap shume te rëndësishëm per ne finalen e Kupës se Mbretit ne Spanje. Ne sfidën e transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, andaluzet shpartalluan ne Ramon Sanchez, Celta Vigon me rezultatin e thelle 4-0 ne takimin e pare gjysmëfinale te kupës. Te zotet e shtëpisë, nuk i lanë asnjë shans kundërshtarit ne nje mbrëmje, ku protagonisti kryesor ishte Kevin Gamiero. Fillimisht francezi humbi mundësinë e kalimit ne avantazh te skuadrës se tij kur ne minutën e 28 dështoi nga pika e bardhe e penalltisë. Gjithsesi patrioti i tij Adil Rami rikuperoi gjithçka kur gjeti rrjetën ne fund te pjesës se pare. Ne pjesën e dyte sulmuesi i Sevilles shleu gabimin duke shënuar dy gola te shpejte ne harkun kohor 3 minutave përballe nje çoroditjeje totale te skuadrës kundërshtare. Pas nje pasimi te Kron, Deli ne minutën e 59 dyfishoi shifrat ndërsa tre minuta me vone shënoi dopieten personale dhe te tretin per skuadrën. Shifrat përfundimtare 4-0 u vulosen nga danezi kron deli ne minutën e 87, nje rezultat qe i jep tashme pak shpresa Celta Vigos per te arritur përmbysjen. Takimet e kthimit te vlefshme per gjysmëfinalet e Copa Del Rey do te luhen pas nje jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *