Sevilla-Bayern, me tifozë/ Rreth 20 mijë vetë në stadium për superkupën e Europës

Superkupa e Europës Sevilla-Bayern, ekskluzivitet i Vizion Plus dhe Tring do të luhet me praninë e tifozëve. Lajmi eshte konfirmuar nga UEFA ne faqen e saj zyrtare.
Komiteti ekzekutiv miratoi propozimin e ardhur në unanimitet nga sekratetaret e 55 federatave te futbollit ne kontinentin e vjeter.
Qeveria e futbollit europian saktësoi se nuk behet fjale për një hapje totale , por të pjesshme me vetem 1/3 e kapacitetit total të stadiumit.
Kjo do të thote që stadiumui “PUSHKASH ARENA” në Hungari në program për të pritur superkupen në 24 shtator do të ndiqet nga afer nga rreth 20 mijë tifozë në një kohë që kapaciteti maksimal i këtij impianti është 67 mijë.
Kjo sfidë mund të jetë dhe një provë shumë e mirë për uefan për rikthimin gradual të tifozëv në stadiume. Vetë presidenti Ceferin pranoi se mugesa e tifozëve ka bërë më pak tërheqës ndeshjet e futbollit e në këtë drejtim dueli Sevilla-Bayern është një test i mirë për të kuptuar nëse kjo gjë mund të vazhdojë dhe në sfidat e tjera kontinentale.
“ALEKSANDËR CEFERIN
PRESIDENT I UEFA-s
‘Ka qënë një situatë serioze por ne tashmë dimë shumë më shumë për virusin dhe në përgjithësi unë jam një person optimist. Nuk më pëlqen që ta shohë këtë situatë si diçka apokaliptike që ne duhet të presim edhe valën e dytë, të tretë apo të pestë të pandemisë. Ne jemi gati dhe po ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe personalisht jam i sigurt se futbolli, ai futbolli i mirë i vjetër me tifozë do të rikthehet shumë shpejt.”
Pandemia e Covid-19 detyroi kyçjen e stadiumeve, e deri më tani i vetmi vend i rëndësishëm që provoi të rikthente në numër të reduktuar tifozët në stadium ishte Franca me duelin e kupës së ligës PSG-Lion.




