E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Seuli miraton kontaktet civile me Veriun

Ilustrim · Vizion Plus

Koreja e Jugut autorizoi sot një OJQ të vendosë kontakte me Veriun për të diskutuar për rivendosjen e projekteve dhe të ndihmës humanitare, shenja e parë e vullnetit për dialog nga presidenti i ri i qendrës së majtë, Moon Jae-In.

 

Moon kërkon të ketë një formë dialogu me Korenë e Veriut për ta ulur në tavolinën e negociatave, ndryshe nga ashpërsia e vendosur nga qeveria konservatore e presidentes së shkarkuar, Park Geun-Hye. Por nga ana tjetër koreanojugorët që kanë kontakte të paautorizuara apo që shkojnë në Kore të Veriut dënohen me burgim.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh