E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Seuli gati për bisedime me Phenianin

Koreja e Jugut është e gatshme të ulet në bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut për të diskutuar mbi pjesëmarrjen e vendit komunist në Lojërat Olimpike Dimërore që zhvillohen muajin e ardhshëm. Reagimi i Seulit, vjen pas deklaratës së fundvitit të liderit komunist Kim Jong-Un, i cili u shpreh se të dyja palët duhet të takohen menjëherë për të diskutuar mbi mundësitë e marrjes pjesë në evenimentin sporti.

 

 “Lojërat Dimërore që mbahen në Korenë e Jugut do të jenë rast i mirë për vendin dhe ne sinqerisht mendojmë se lojërat do të jenë sukses”, u shpreh Kim Jong Un. Ai shtoi gjithashtu se 2018-ta është një vit I rëndësishëm për të dy Koretë, pasi Veriu feston 70-vjetorin e themelimit, ndërsa fqinji jugor mirëpret Lojërat Olimpike dimërore, gjë e cila duhet të shërbejë njëherësh si pikënisje për uljen e tensioneve në Gadishull.”

 

Reklamë

Presidenti i Koresë së Jugut u shpreh se kërkesa e Phenianit është një shans për të përmirësuar marrëdhënien e tensionuar mes palëve.

 

Seuli propozoi zhvillimin e bisedimeve mes dy delegacioneve në zonën e çmilitarizuar.

 

Ky do të jetë takimi i parë i të dy palëve në më shumë se dy vjet, por mendohet se përveç pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike, në axhendën e diskutimit do të jetë edhe përmirësimin e raporteve mes dy Koreve.

Më shumë video

Reklamë