E dimë shumë mirë që sa herë blejmë kremra, serume e produkte të tjera kujdesi që premtojnë mrekulli, portofolat tanë zbrazen. Të përgatisësh në shtëpi një serum hidratant për lëkurën e fytyrës ëshë më e thjeshtë se ç’mendoni  dhe më në fund do të keni një aleat besnik kundër gjithçkaje që e bën fytyrën tuaj të thatë, të plasaritur dhe pa jetë. Nga ajri i ndotur tek klima, duke kaluar tek ushqyerja jokorrekte dhe hidratimi jo i duhur.

Si t’ia bëjmë atëherë për të pasur një ton të shëndetshëm të lëkurës, ngjyrë të bukur dhe t’i themi lamtumirë rrjepjes, çarjeve dhe tharjes. Ndiqni këtë udhëzues për të përgatitur vetë një serum.

Përgatisni përbërësit: gjysmë filxhani xhel aloe vera, 2 lugë gjelle glicerinë bimore, një lugë gjelle vaj jojoba, 2 pika vaj esencial (livande, kamomili ose trëndafili).

Përziejini përbërësit në një kontenitor ose në një shishe serumi që ju ka mbaruar. Tundeni me forcë për t’i përzier më mirë. Nëse ruhet në frigorifer, ky serum mund  të rezistojë deri në një vit.

Pse vaji i jojobas? Sepse është shumë afër vajit natyral të lëkurës dhe mund të përdoret në mënyrë praktike për çdo gjë, pikërisht si vaji i kokosit. Falë përbërjes së lehtë nuk do t’i bllokojë poret, përkundrazi do të ndihmojë lëkurën e yndyrshme të normalizojë prodhimin e yndyrës. Përveç këtyre është i pasur me vitaminë E, acid linoleik dhe antioksidantë që rigjenerojnë qelizat.

Nëse kërkoni një alternativë dhe keni nevojë për një trajtim, sidomos në zonën e syve, vaji i avokados është perfekt për një serum hidratues sepse acidet e tij yndyrore balancojnë nivelin e hidratimit të lëkurës. Përmban dhe vitamina A, C dhe E./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *