E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Sërish zjarr në Londër, ndërtesa përfshihet nga flakët

Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë 6-katëshe në qendër të Londrës rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës. Tymi i zi dhe flakët tmerruan turistët. Gjashtë ekipe dhe më shumë se 35 zjarrfikës po luftojnë ende me flakët, ndërsa autoritetet kanë evakuuar të gjithë zonën e populluar nga turistët.

 

Sipas raportimeve mësohet se flakët shpërthyen nga sistemi i ventilimit të një restoranti që ndodhet në katin e parë të ndërtesës. Flakët janë përhapur në bodrum dhe në katet e tjera të ndërtesës 6-katëshe.

 

Londra nuk po gjen qetësi nga flakët . Më shumë se 250 banorë të ndërtesës “Grendfell Tower” i shpëtuan një zjarri shkatërrues i cili vrau të paktën 80 persona muajin e kaluar.

Më shumë video

Reklamë