Pasi Kolegji Zgjedhor mori vendimin për ripërsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës pas konstatimeve të disa problematikave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën 23 korrik për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

 

Në garë për postin e kryetarit do të jenë po ata që kanë qenë në 14 maj, Edison Memolla nga PS, i cili në zgjedhjet e majit doli fitues me një diferencë të vogël votash dhe Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’.

 

KQZ ka dhënë edhe miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit, vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vulës rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, të KZAZ-së nr. 43, Bashkia Rrogozhinë, që do të përdoren në datën 23 korrik 2023, për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie.

 

Po ashtu në seancën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i propozuar nga PS pasi Kolegji Zgjedhor dhe KAS rrëzuan ankimimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati Lefter Maliqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *