Puerto Riko është goditur sërish këtë të mërkurë nga një tërmet magnitudë 6.0, duke shkaktuar dëme të mëdha material.

 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se tërmeti ndodhi 12 kilometra në jug të Indios me thellësi prej 9 kilometrash nën det. Ende nuk është raportuar për viktima.

 

Puerto Riko u godit nga tërmete të njëpasnjëshme javën e kaluar. Të martën tërmeti që goditi vendin ishte me magnitudë 6.4 dhe një dridhje tjetër ndodhi të premten me magnitudë 5.2.

 

Qindra nga mijëra banorë janë duke qëndruar ende jashtë shtëpive pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm që nga tërmeti që goditi të martën vendin duke lënë të vdekur një person dhe 11 të lënduar, si dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *