E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Serish tensione Palestinë-Izrael

Një adoleshent palestinez mbeti i vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur mes protestave masive që kanë shpërthyer në Jerusalem. Përleshjet kanë ardhur për shkak të masave drastike të sigurisë nga policia izraelite në kompleksin El-Aksa, xhamia e tretë më e shenjtë për myslimanët.

 

Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit që qëlluan me gurë dhe objekte të tjera jashtë mureve të Qytetit të Vjetër. Tubimet filluan pas lutjes së të premtes në mesditë. Të paktën 140 palestinezë janë plagosur në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

 

Reklamë

Tensionet mes forcave izraelite dhe atyre palestineze u rritën pasi dy policë izraelitë u vranë të premten e kaluar. Sipas mediave, tre izraelitë vranë oficerët në afërsi të një vendi të shenjtë që nga myslimanët njihet  si Haram al-Sharif dhe nga hebrenjtë si mali i Tempullit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë