Tensionet në veri të Kosovës vijojnë. Serbët kanë dalë sërish në protesta për të kundërshtuar kryetarët e zgjedhur në komuna, ndërsa kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën komunale të Zveçanit.

 

Gjatë këtij momenti, policia ka tentuar t’i ndalojë, por protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si kundërpërgjigje është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll.

 

Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në komunikatë.

 

Pak më herët, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur në takim tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

 

Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha për Radion Evropa e Lirë, se do të marrë pjesë në takim me ambasadorin Hovenier dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *