Subscribe

Per te dytën jave me radhe parlamenti u bllokua per 7 ore me radhe dhe ngritja e komisionit te reformës zgjedhore u shty.

 

Ashtu si ne seancën e kaluar, shkak u be rregullorja e parlamentit. Gjithçka nisi ne momentin qe ne foltore ishte Sali Berisha dhe opozita pretendoi se kryeministri Edi Rama e ofendoi. Per ketë arsye deputeti Noka ka kërkuar fjalën per procedure, e drejte qe nuk i është dhëne nga kryeparlamentari Ruci. Pasi Noka ka refuzuar te largohet nga foltorja, kreu i kuvendit ka marre vendimin per ta përjashtuar nga seanca plenare.

 

Pavarësisht vendimit te kryeparlamentarit Ruci, demokrati Noka nuk është larguar nga parlamenti duke çuar ne shtyrjen e seancës. Ndërsa parlamenti nuk funksiononte te gjitha replikat politike u zhvendosen ne oborrin e sallës se seancave plenare.

 

 

Lulzim Basha: Z.Noka u çua për të kërkuar zbatimin e Rregullores. Sepse gjatë kohës që z.Berisha fliste në foltoren e Kuvendit, Edi Rama përdorte fjalor të ndyrë, jo atë që raportoni ju, por fjalë të tjera të ndyra që edukata nuk ma lejon t’i them në një ekran ku janë duke na parë edhe fëmijët.

 

 

Sipas Bashes ky është fundi i parlamentit, por per kryeministrin Edi Rama koha kur rregullorja nuk zbatohej ka marre fund

 

Lulzim Basha: Ky është fundi i parlamentit, kemi dy jave qe ne kete salle nuk lejohet debate, do ta zëvendësoje debatin politik me shfaqje te shëmtuara dhe asgjësimi i debatit parlamentar do te çoje ne krizën me te rende demokratike, ne duam ti evitojmë shqiptareve përplasjen.

 

Edi Rama: Eshte seri e hapur çadra, është rivënë pllaka e gramafonit e para zgjedhjeve qe shqiptaret e thyen dhe ka filluar nje proces vetpengues, eshte nje opozite pa koke, pa vizion e pa skuadër.

 

PD dhe LSI mblodhën edhe firmat per te kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama per shkak te fyerjeve ndaj ish-kreut te PD Berisha, por Gramoz Ruci vendosi ta hedhe poshtë kërkesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *