Presidenti amerikan Donald Trump gjendet sërish në telashe. Rreth 200 ligjvënës demokratë të kongresit e paditën atë në një gjykatë federale me argumentin se bizneset e tij kanë marrë pagesa nga qeveri të huaja. Trump nuk ka marrë për to aprovimin e Kongresin, duke shkelur Kushtetutën. Ata i referohen një klauzole për pagesat e huaja, që nuk i lejon zyrtarët publikë t’i pranojnë pa miratimin e kongresit. Ligjvënësi John Conyers nga shteti i Miçiganit theksoi se Trump ka konflikt interesi me të paktën 25 vende dhe duket se po përdor presidencën për të maksimizuar përfitimet.

 

Shtëpia e Bardhë i ka mohuar akuzat duke thënë se interesat financiare të Trump nuk e shkelin Kushtetutën. Departamenti i Drejtësisë nuk bëri komente, por më parë është shprehur se është antikushtetuese të paditësh presidentin për aftësitë e tij private. Padi të ngjashme janë ngritur muajt e kaluara edhe nga grupe te tjera tregtare, OJF, apo nga prokurorët e përgjithshëm të Maryland dhe Distriktit të Kolumbias. Sipas tyre, pranimi i pagesave për hotelet e tij i vendos në disavantazh pronarë të hoteleve apo restoranteve të tjera.

 

Kjo është hera e parë që një numër kaq i madh ligjvënësish behën bashkë në një padi kundër një presidenti. Ky nuk është shqetësimi i vetëm për Trump pas hetimeve që po zhvillohen për lidhjet e mundshme të stafit të tij më zyrtarë rusë e ndikimin e Moskës në zgjedhje. një ditë më parë prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions dëshmoi në një seancë në Komisionin e Senatit, ku i cilësoi gënjeshtra akuzat për takime private me zyrtarë rusë gjatë fushatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *