Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

12 Korrik 22:09

Rusia ka shënjestruar sërish të shtunën qytetet ukrainase me një valë sulmesh me dronë dhe raketa, duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke i plagosur 10 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Sulmet e reja ajrore kanë ardhur teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë më 14 korrik.

Prej kur e ka nisur mandatin, Trump synon t’i japë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Qytetet në perëndim të Ukrainës e kanë vuajtur më së shumti valën e sulmeve të 12 korrikut. Forca ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 319 prej 597 dronëve dhe 26 prej 27 raketave të nisura nga forcat ushtarake ruse.

Një 26-vjeçare dhe një 43-vjeçar janë vrarë si pasojë e sulmeve në Çernivtsi, afër kufirit me Rumaninë, ka bërë të ditur shefi rajonal i administratës ushtarake, Ruslan Zaparanyuk përmes një postimi në Telegram.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se përmes sulmeve të veta në Lviv, Lutsk dhe Harkiv i ka shënjestruar objektet e mbrojtjes. Rusia pretendon se nuk i godet objektet civile, pavarësisht të dhënave të shumta për të kundërtën.

Rusia i ka përshkallëzuar sulmet me dronë dhe raketa këtë vit, si dhe e ka intensifikuar ofensivën në vijën e frontit, pavarësisht humbjes së një numri të konsiderueshëm të ushtarëve.

“Ritmi i sulmeve ajrore ruse kërkon përgjigje të shpejta dhe mund të luftohet vetëm përmes sanksioneve”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram, më 12 korrik.

“Lufta mund të ndalet vetëm përmes forcës”, ka shtuar Zelensky, duke kërkuar prej Perëndimit më shumë armë për mbrojtje.

“Nuk presim vetëm sinjale prej partnerëve tanë, por edhe veprime që do të ruajnë jetë”.

Trump është shprehur i zemëruar së fundmi me Putinin, i cili i ka kundërshtuar propozimet e tij për një armëpushim 30-ditor të luftës. Ukraina është pajtuar për një armëpushim 30-ditor, derisa Rusia i ka pasur kërkesat e veta, të cilat sipas ekspertëve vetëm synojnë zvarritjen e bisedimeve teksa forcat ruse kryejnë sulme.

Dy runde bisedimesh ruso-ukrainase në Stamboll, më 16 maj dhe 2 qershor, kanë rezultuar me këmbim të të burgosurve dhe trupave të vdekur të ushtarave të vrarë në luftë, por jo edhe me përparim drejt paqes.

“Goditemi me shumë budallallëqe prej Putinit. Ai është shumë i mirë shumicën e kohës, por ajo nuk e ka asnjë kuptim”, ka thënë Trump, i cili ka biseduar me Putinin gjashtë herë përmes telefonit prej kur është inauguruar si president më 20 janar.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës armë për mbrojtje “sepse Putini nuk është duke i trajtuar si duhet njerëzit”. Kështu, Trump e ka përmbysur një politikë të Pentagonit për të mos dërguar më armë në Ukrainë, pas shqetësimeve për sasinë e rezervave të armatimit në SHBA.

Dy ditë më vonë, Trump i ka thënë transmetuesit amerikan NBC se “Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë armë NATO-s dhe NATO-ja po paguan për këto armë, që më pas NATO-ja t’ia dërgojë këto armë Ukrainës”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
sulme Ukraine Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte katastrofike, strehohen në tenda

më shumë...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet dhe viktimat në Greqi e Maqedoninë e Veriut

më shumë...

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit, nis xhirimet për sezonin e dytë! Aktorë të rinj i bashkohen kastit

më shumë...

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve, flakët po izolohen me mjete rrethanore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

3:18

Trafik i rënduar në Elbasan, shoferët nuk...

3:16

A mund të pretendojë Moska se ende...

2:57

Kompensimi për transportin urban, Tatimet: Linjat e...

2:51

Ekonomiku ndër më të kërkuarit, programet ofrojnë...

2:18

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes...

2:13

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe...

2:00

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri”...

1:29

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

1:29

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori...

1:15

“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me...

1:08

Pse hidhet monedhë në det me 14...

12:50

Kurti iu bën thirrje partive për takim:...

Më të klikuarat

  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.