E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sërish shpërthim në Fushë Krujë, tritol ofiçinës

Një tjetër shpërthim me eksploziv është shënuar në Fushë Krujë.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, në një ofiçinë në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se ofiçina është në pronësi të B.D. 36 vjec, ndërsa ndodhet në aksin Fushë Krujë-Krujë.

 

Shpërthimi lëndës plasëse e cila mendohet se ka qenë rreth 200 gr tritol ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

 

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë