E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Sërish shifra dramatike në Maqedoninë e Veriut/ 2 viktima dhe 164 të prekur me COVID

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 2 të vdekur dhe 164 raste të reja me koronavirus, nga 1045 testime të kryera. Personat që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi dhe Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik deklaroi këtë të premte se 12 pacientë të tjerë janë shëruar; 3 janë nga Shkupi, 6 nga Prilepi, 1 nga Struga, 1 nga Velesi dhe 1 nga Vinica.

Deri më tani, në total numërohen 3701 pacientë të diagnostikuar me COVID, prej të cilëve 1694 janë shëruar, kurse 171 pacientë kanë ndërruar jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë