E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sërish punime në në aksin Durrës-Tiranë, ARRSH: Ja si devijohet kalimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për rinisjen e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Punimet do të zhvillohen në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.

 

Sipas ARRSH, këtë të dilë do të vijojë puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.

 

Reklamë

Ndërkohë të shtunën ARRSH, përmes një njoftimi për mediat bëri me dije se përfundoi vendosja e barrierave guardrele tek Fordi km 7.3 dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë